Nga: ZONJA KATERINA

2 filxhanë çaji oriz basmati
4 filxhanë çaji lëng perimesh
1-2 fileto pule
1-2 thelpinj hudhër
2-3 lgj salcë soje
2-3 lgj uthull balsamike
1 spec të kuq
1 qepë të thatë
Kripë, piper

Marinojmë një natë më parë filetot e pulës me pak hudhër, salcë soje dhe uthull balsamike dhe i vendosim në frigorifer. Presim imët qepët dhe specin e kuq dhe i vendosim në një tavë ku shtojmë orizin basmati dhe lëngun e perimeve. Vendosim më pas filetot e pulës të marinuara dhe e vendosim tavën në furrë të nxehtë në temperaturën 180 gradë për 30-35 minuta.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb