KUZHINA JORDANEZE

ORIZ JORDANEZ

NGA ZONJA VJOLLCA

200 gr oriz
50 gr fidhe
800 gr mish pule
2 patëllxhan
2 patate
1 qepë
2 thelpinj hudhër
100 gr lakër e bardhë
50 gr bajame
1 tufë majdanoz
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
Piper i kuq

Fillimisht vendosim mishin e pulës të ziejë. Ndërkohë në një tigan skuqim patellxhanin me pak vaj ulliri. Presim në kubikë patatet dhe në copëza lakrën. Kur pula të jetë zier mesatarisht e vendosim në një tenxhere duke e kaurdisur me qepën, hudhrat dhe piperin e kuq. Më pas shtojmë perimet, orizin dhe fidhet, i trazojmë dhe i mbulojmë me lëngun e pulës. Vendosim kapakun dhe e lëmë gatimin të ziejë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Para se ta servirim e pudrosim me bajame të qëruara dhe majdanoz.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: