NGA ZONJA VJOLLCA
300 gr oriz
300 gr asparagë
1 kokërr qepë
150 ml verë e bardhë
30 gr gjalpë
2 lugë gjelle vaj ulliri
50 gr djathë parmixhano
Kripë
Piper i bardhë

Pasi pastrojmë dhe lajmë asparagët, i vendosim në ujë të vluar me kripë vetëm për 3 minuta. Më pas i presim në copa të vogla duke lënë majat veç për dekor. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën e grirë hollë. Sapo qepa të fillojë të zbutet shtojmë orizin, e trazojmë dhe e shuajmë me verë të bardhë duke e lënë derisa të avullojë alkoli. Me pas shtojmë ujin e asparagëve. E rregullojmë me kripë dhe piper të bardhë dhe e lëmë të ziejë për 15 minuta. Kur orizi të jetë gjysëm i zier shtojmë dhe asparagët. Në fund vendosim pak gjalpë, e trazojmë dhe e servirim duke e pudrosur me djathë parmixhano dhe piper të bardhë.

(d.b/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: