NGA ZONJA VJOLLCA*
300 gr oriz
½ qepë e grirë imët
100 ml verë e bardhë
500 ml lëng mishi
1 kokërr limon
Kripë
Piper i bardhë
Majdanoz
Fillimisht në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët për 2-3 minuta derisa ajo të zbutet pak dhe të bëhet transparente. Shtojmë orizin duke e rritur temperaturën, e trazojmë atë për 1 minutë dhe e shuajmë me verë të bardhë të lehtë. Kur vera të jetë përthithur nga orizi fillojmë të shtojmë gradualisht lëngun e mishit, pas 10 minutash shtojmë lëkurën e grirë të limonit duke e trazuar mirë që lëkura të mos mbetet në një vend. Orizin e lemë të ziejë për 16 minuta, në fund shtojmë kripën, piperin e zi dhe lëngun e limonit dhe e servirim të pudrosur me pak majdanoz.
(m.k/BalkanWeb)