NGA ZONJA VJOLLCA
Përbërësit
1 pulë e vogël
1 kokërr qepë
1 karrotë
240 gr oriz
150 gr bizele
500 ml lëng pule
Kripë, piper i zi
4 lgj vaj ulliri

Pergatitja

Lajmë thajmë pulën dhe e presim atë në copa.

Vendosim 2 lugë vaj ulliri dhe kaurdisim copat e pulës për 5 minuta, më pas shtojmë ujë sa të mbulohen copat dhe e lemë të ziejë mishin e pulës për 30 minuta. Parangrohim dhe furrën në temperaturën 190 gradë Celsius.

Ndërkohë në një tigan tjetër kaurdisim qepën të grirë shumë hollë dhe karrotën të prerë në kubikë të vegjël. I kaurdisim mirë duke shtuar më pas dhe orizin të cilin e lemë të skuqet mirë. Më pas shtojmë bizelet, i trazojmë për 2 minuta, shtojmë lëngun e pulës dhe e lemë orizin të ziejë për 10 minuta. Rregullojmë më pas shijen më kripë dhe piper të zi.

Pasi të kalojë ky minutazh hedhim orizin në një tavë ku vendosim dhe copat e pulës dhe e vemë në furrë për 15 minuta derisa mishi të marrë një ngjyrë të kuqerremtë dhe më pas e shërbejmë të ngrohtë.

(da.xhaVila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb