Nga: ZONJA VJOLLCA*

300 gr oriz
1 ½ lugë gjelle gjalpë
200 gr bizele
Shafran
50 gr djathë parmixhano
600 ml lëng pule
Kripë
Piper i zi

Fillimisht ziejmë bizelet dhe më pas i kthejmë në pure. Në tre tenxhere të ndryshme vendosim pak gjalpë dhe kaurdisim orizin (nga 100 gr oriz në secilën) duke shtuar nga dy masa lëng pule. Në tenxheren e parë shtojmë purenë e bizeles, në tenxheren e dytë shafranin dhe të treten e lemë oriz të thjeshtë. Shtojmë në secilën kripë, piper të zi, djathë parmixhano dhe e lëmë orizin të zihet për 14 minuta. Në fund e shërbejmë orizin trengjyresh në formë, duke vendosur ne fillim orizin jeshil me bizele, orizin e bardhë dhe orizin e verdhë me shafran.

(ma.ar/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: