Një proverbë kineze thotë se nuk janë perlat më të çmuarat në jetë, por pesë kokrrat e tokës, nga të cilat orizi është më i rëndësishmi. Orizi është një bimë amtare në Azinë Juglindore dhe në Afrikë, por praktikisht mund të rritet kudo,

Përbërësit aktiv
Orizi është një nga ushqimet më ushqyese. Përmban një sasi të madhe të karbohidrateve, që konvertohen direkt në energji në trup, dhe proteina, të cilat ofrojnë të gjitha aminoacidet esenciale që janë të nevojshme për zhvillimin e muskujve. Përmban gjitashtu sasi të mëdha të vitaminave B dhe E, si dhe elementë të tilla si hekur, magnez, fosfor dhe selen, shkruan RevistaClass. Nga llojet e orizit mirë është të preferoni të paqeruarin sepse përmban në sasi më të madha vitaminat dhe mineralet.

Vetitë
Fillimisht orizi është përdorur për niseshten e tij, e cila ka aftësi mbuluese dhe perthithëse. Në ditët e sotme, proteinat e orizit përdoren së shumti në produktet kozmetike. Në sajë të pajtueshmërisë së tij me lëkurën dhe vetinë që ka për të formuar një shtresë mbrojtëse mbi të, orizi shërben si një hidratues i mirë që i jep lëkurës energji dhe elasticitet. Gjithashtu ai mund të përdoret edhe për flokët, duke ndikuar në mënyrë positive në elasticitetin dhe forcimin e fijeve.

Receta bukurie
Maskë për ushqim të thellë të lëkurës të thatë ose shumë të thatë
Ziejeni orizin deri sa të bëhet shumë i ujshëm. Nga masa e krijuar shtoni një gram në 50 ml krem ​natyral fytyre. Përforcoheni kremin me 2 ml vaj nga kokkrat e rrushit dhe 20 pika vaj esencial të barbarozës. Pasi të përzieni mirë të gjithë përbërësit, aplikoheni produktin në fytyrë të pastër dhe lereni për 10 minuta. Në vazhdim shpëlajeni me ujë. Maskën ruheni në frigorifer. Kjo maskë, sa herë që e përgatisni, duhet të aplikohet menjëherë në fytyrë, pasi përndryshe thith lagështinë dhe fillon forcohet.

Për duar të buta
Përbërësit:

½ filxhan oriz
1 filxhan ujë të nxehtë
½ kastravec të paqeruar
¼ filxhan kungull
2 lugë qumësht

Në një enë përzieni orizin me ujin e nxehtë dhe lereni për një orë. Pasi ta kulloni, mos e hidhni ujin. Në blender përzieni kstravecin, kungullin dhe qumështin. Më pas shtoni ujin dhe orizin dhe përziejini mirë. Kur masa të jetë gati aplikojeni në duar dhe mbulojini ato me një qese ose doreza plastike. Lereni për 15 minuta dhe shpëlajini duart me ujë të nxehtë. Masa mund të ruhet në frigorifer për 4 ditë.

Për një dush tonik
Përbërësit:

1 filxhan oriz
1 filxhan tërshërë
2 lugë çaj të zi
1 filxhan qumësht pluhur

Përziejini të gjithë përbërësit dhe mbani gjysmën e përzierjes, ndërsa gjysmën tjetër ruajeni në një enë të mbyllur për përdorim në të ardhmen. Vendoseni masën që do të përdorni në një copë dhe lidheni duke formuar një qese të vogël. Mbusheni vaskën me ujë të ngrohtë dhe vendosni qesen brenda, duke e shtypur herë pas here. Lereni në ujë derisa uji të marrë temperaturën e duhur. Për rezultate më të mira, qëndroni në vaskë për 30 minuta. Procedurën me të njëjtën qese mund ta përsërisni 2 herë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: