TIRANE– Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri ka sulmuar ashpër deputetët e Partisë Socialiste, Elisa Sipropalin dhe Ervin Bushatin.

Sipas saj,  deputetja Elisa Spiropali shfrytëzoi postin në doganë për t’u bërë pjesë e politikës, ndërsa shtoi se Ervin Bushati i shiti pronën Linda Ramës, aty ku kryeministri ndërtoi vilën në Surrel.

Pampuri tha se Elisa nuk ka deklaruar dhe justifikuar faktin se si u bë vila e saj ngjitur me Lungomaren në Vlorë. Ajo theksoi faktin se me vetingun në politikë të propozuar nga PD-ja, të dy deputetët nuk përmbushin kushtet për të vijuar punën në këtë sferë. Duke folur në një deklaratë për mediat, Pampuri deklaroi se Evin Bushati është kthyer si mercenar i kryeminstrit, Edi Rama.

“Spiropali u bë deputete pasi shfrytëzoi postin në dogana duke venë pasuri 5 mln euro. 100 mijë euro bleu makinën. Elisa nuk ka dhënë akoma një shpjegim se si familja e saj ka blerë një apartament buzë Lungomares. Ajo sulmon opozitën për të mbrojtura pasurinë saj. Me vettingun që propozon PD, Elisa Spiropali largohet nga poltika. Ervin Bushati i ka shitur Linda Ramës tokën, ku edi Rama ka ndërtuar sarajet në Surrel.  Ervin Bishat sillet si mercenar i Edi Ramës. Është pasuria prej miliona eurosh se pse Edi Rama, do të kundërshtojnë propozimet e opozitës”, tha ajo.

“Deputetja e Partisë Socialiste Elisa Spiropali iu shtua sot listës së shërbëtoreve të oborrit të Edi Ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, në mënyrë që të mbrojë pasurinë e saj personale.Është fakt i njohur botërisht se Elisa Spiropali u bë deputete pasi u publikuan të dhëna se e shfrytëzoi postin në dogana për të vënë 5 milion euro pasuri të paligjshme. Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma asnjë shpjegim se më çfarë parash ka blerë një makinë luksoze, që kushton rreth 100 mijë euro”, tha Pampuri.

Apartamenti Spiropali
Apartamenti Spiropali

 

Elisa Spiropali nuk ka dhënë akoma shpjegim sesi e ka blerë familja e saj apartamentin lukzos buzë Lungomares në Vlorë. Elisa Spiropali bën shërbëtoren e edi ramës për të sulmuar me të pavërteta opozitën, për të mbrojtur pasurinë e saj të paligjshme dhe pozicionin e bashkëshortit të saj si anëtar i bordit të shoqërisë shtetërore “Albgaz”, që menaxhon intresa miliona eurosh në fushën e gazit.

Me vettingun që propozon Partia Demokratike Elisa Spiropali largohet nga politika.Por nuk është e vetmja.
Ervin Bushati, një shërbëtor tjetër i oborrit të familjes së Edi Ramës, ka një perandori për të mbrojtur me sulmet e pavërteta kundër opozitës.Familja e Ervin Bushatit i ka shitur Linda Ramës, tokën ku Edi Rama ka ndërtuar sarajet luksoze në Surrel. Me dy kontrata të veçanta vjehrra e Ervin Bushatit I ka shitur Linda Ramës tokën me çmim qesharak.

Ervin Bushati sillet si mercenar I Edi Ramës, sepse do të mbrojë pasurinë që I buron nga kompania e tij e ndërtimit dhe nga aksionet në bankën Credins.

Pampuri
Pampuri

Është pasuaria e grabitur motivi i vetëm pse Edi Rama dhe shërbëtorët e tij milionerë, si Elisa Spiropali, Ervin Bushati dhe Klotilda Bushka kundërshtojë platformën e opozitës, që do të sekuestrojë pasuritë e politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve të lidhur me ta. Me nismën e vet, Partia Demokratike do ta çlirojë ekonominë nga një grusht oligarkësh dhe klientësh të Edi Ramës, duke i dhënë mundësi të barabartë për konkurim çdo biznesi. Frikë nga vetingu në politikë dhe nga paketa antimafia duhet të kenë vetëm ata që, bashkë me Edi Ramën, u kanë vendosur gjobë shqiptarëve vetëm me koncesione 2.2 miliardë euro”, përfundoi deputetja Pampuri.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb