BREMEN– Rreth 30 muzikantë me origjinë siriane do të zhvillojnë në veriperëndim të Gjermanisë në qytetin e Bremenit, javën që vjen, koncertin e parë si një orkestër në azil. Muzikantët, të gjithë profesionistë, kanë ardhur nga vende të ndryshme të Evropës për të mbajtur të martën një koncert të Orkestrës Filarmonike Siriane në Azil.

Muzikantët u shprehën se qëllimi i tyre është që të paraqesin Sirinë si një komb të kulturës dhe jo thjesht si një vend të shkatërruar nga lufta.
(ma.ar/DPA/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: