Ornela Çuçi, ish-zv.ministre e Turizmit në Qeverinë Rama, tha në emisionin “Open” në Neës24 se krimi dhe bandat nuk kanë ngjyrë, por kanë interesa.
Çuçi tha se kjo është arsyeja sepse bandat dalin të lidhur me pushtetin dhe jo me opozitën.
“Ajo që po ndodh është se po vidhemi masivisht pa dhunë, gjithë dosjet që po dalin, tregojnë se po vidhemi pa dhunë.
Mendoj se krimi nuk ka ngjyrë, por ka interesa dhe interesat janë me pushtetin.
Ndaj edhe dalin ato dosjet e bandave me pushtetin, sepse aty janë interesat. Pse nuk dalin bandat me opozitën? Sepse opozita nuk është në pushtet dhe nuk kanë interes bandat”, tha Çuçi.