ITALI-Ornela Mutti është dënuar me 8 muaj burg nga një gjykatë italiane me akuzën e mashtrimit.

Aktorja e njohur ishte ftuar në një spektakël në Pordenone, por për shkak të një angazhimi tjetër, ajo falsifikoi një raport mjekësor duke thënë se kishte probleme me fytin dhe nuk mund të paraqitej.

Të njëjtën mbrëmje, ajo ishte në Shën Petërburg në Rusi me Vladimir Putin dhe aktorin Kevin Costner në një darkë bamirësi.

Tashmë Ornela duhet të kryejë 8 muaj burg ose të paguajë 30 mijë euro për dëmtim imazhi, që u ka bërë organizatorëve të festivalit në Pordenone. (da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb