KOSOVE

Pas konfirmimit të lajmit të vdekjes nga një ortek në Brezovicë, të zv.ministrit të Diasporës, Arian Daci ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Përmes një postimi në “Facebook”, Haradinaj shkruan se është i tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ndërsa i shpreh ngushëllimet akademikut dhe ish-kryetarit të Kuvendit Nexhatit për humbjen e djalit të tij.

“I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lënduar Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij”, shkruan  ai në Facebook.

Ramush
Përpos Haradinaj ka patur edhe reagime të tjera. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka teksa shpreh ngullëllimet për humbjen, shkruan se Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit.
“Shumë i pikëlluar me humbjen e mikut dhe zv. Ministrit të diasporës, Arian Daci, gjatë një orteku sot në Brezovicë.
Ariani ishte shumë i përkushtuar në promovimin e vendit, në zhvillimin e raporteve me diasporën dhe fliste me pasion rreth politikave ambicioze për zhvillim të Kosovës përmes diasporës.
Familjes Daci, miqve të Arianit, kabinetit qeveritar dhe stafit të Ministrisë së Diasporës i shprehu ngushëllimet më të sinqerta.
Pusho i qetë Arian!”, shkruan ai.

Valdrin Uka

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb