Shefja e misionit të vëzhguesve të OSBE/ODIHR, Audrey Glover që ndodhet në Shqipëri prej 1 jave ka dhënë sot para mediave konkluzionet e raportit paraprak për 30 qershorin.

Glover ka përmendur disa herë se votuesit ishin në presion nga të gjitha palët politike dhe se votuesit në disa raste nuk kanë votuar të lirë dhe të mirëinformuar.

Megjithatë ambasadorja e OSBE/ODIHR i bëri thirrje aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm atyre që i mbështesin. Glover theksoi se raporti i plotë do të jetë gati pas 2 muajsh.

“Çoi në një atmosferë shqetësimi dhe paparashikueshmërie. Edhe ne pamë prova se votuesit ishin nën presion nga të gjitha palët politike. Kjo në disa raste nuk e ka lejuar votuesin që të votojë i lirë dhe i mirëinformuar. Megjithatë pavarësisht pasigurisë zgjedhjet u mbajtën dje. Nëse morën apo nuk morën pjesë votuesit në zgjedhje ata të gjithë duhet të ishin trajtuar me respekt.
Aktorët politikë duhet të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve dhe jo vetëm atyre që i mbështesin. Ne do të hartojmë raportin tonë përreth 2 muaj dhe ai do të përfshijë rekomandime.
Ne i urojmë Shqipërisë sukses në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike dhe iu kërkojmë aktorëve politikë të punojnë në emër të të gjithë qytetarëve të këtij vendi.
Ne ende vazhdojmë të marrim informacione nga vëzhguesit tanë. Ende nuk e kemi tablonë e plotë për gjithë procesin zgjedhor. Deri sa të marrim këto informacione nuk do të mund të themi nëse këto zgjedhje i përmbushën apo jo angazhimet e OSBE-së”, deklaroi Glover.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb