PRISHTINE- Gjatë disa javëve të fundit, misioni i OSBE-së është duke zhvilluar takime për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Ky mision ka pasur takime me aktorët relevant në Prishtinë dhe Beograd, duke përfshirë edhe Komisionin Qendror Zgjedhor të Serbisë, ka thënë zëdhënësi i këtij misioni Senad Saboviç për Tanjug. Ai ka thënë se konsultimet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve ende nuk kanë sjella rezultate përfundimtare.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb