SHKUP-OSBE ka kërkuar hetime urgjente lidhur me përgjimet në Maqedoni.

Kjo u bë e ditur sot nga Dunja Mijatoviq, përfaqësuese e OSBE-së për lirinë e mediave.

“Përgjimi dhe ndjekja e gazetarëve është e papranueshme. Kjo vetëm në mënyrë shtesë dobëson lirinë e kanosur të mediave në vend”, theksoi ajo.

Sipas informative të arritshme në zyren e Mijatoviq, më 25 shkurt disa gazetarë kanë marrë dokumente nga bisedimet e tyre të përgjuara, qëndron në kumtesën e OSBE-së.

“Kjo është tejet serioze dhe cenim joadekuat i të drejtave të gazetarëve që ta punojnë punën e tyre dhe ti mbrojnë burimet e tyre. Këto veprime doemos duhet të hetohen në procedurë të shpejtë, transparente dhe të pavarur dhe fajtorët doemos të nxirren para drejtësië”, deklaroi përfaqësuesja e lartë e OSBE-së për mediat.

Mesazhe të tilla për përgjimet kanë bërë edhe organizatat e tjera ndërkombëtare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: