Prokurorët në Bosnje e Hercegovinë kanë bërë një punë të dobët në zgjidhjen e rasteve serioze të korrupsionit që përfshijnë politikanët, thuhet në një raport të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

OSBE thotë se gjatë viteve 2017-2018 dy zyrat e prokurorisë që janë përgjegjëse për rastet e korrupsionit, nuk kanë iniciuar pjesën më të madhe të rasteve të korrupsionit. Përkundrazi, paditë janë ngritur nga nivelet më të ulëta të prokurorisë, thekson raporti.

Në Bosnje, sipas raportit, vetëm një në tre raste të korrupsionit në nivel të lartë rezulton me dënim përcjell REl. OSBE konkludon poashtu se në Bosnje nuk ka pasur harmonizim të ligjit penal përgjatë disa niveleve qeverisëse që ka vendi.

Bruce Berton, shef i misionit të OSBE-së në Bosnje, shpreson se reagimi i organeve të drejtësisë ndaj korrupsionit do të adresohet pas iniciativës më të re të BE-së për të monitoruar agjencitë dhe gjykatat.

Bosnja synon të bashkohet me BE-së, por zyrtarë evropianë kanë thënë se ajo së pari duhet të përmirësojë sundimin e ligjit. Kritikët e kanë quajtur gjyqësorin në vendin e Ballkanit të ndarë etnikisht joefikas dhe i që i nënshtrohet presionit politik.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb