TIRANË- Misioni i OSBE-ODHIR ka dalë në konkluzionet paraprake për zgjedhjet e mbajtura dje në të gjithë vendin për të zgjedhur qeverinë e re dhe parlamentin e ri. OSBE-ODIHR deklaron se garuesit respektuan liritë themelore por se pati klimë mosbesimi dhe presioni.


“Dita e djeshme një ditë e ngarkuar vëzhgimi. Dita e djeshme ishte më pak e nxehtë sesa koha. Garuesit respektuan liritë themelore. Pati vonesa në numërime në shumë vend. Pati votime në grup dhe ndërhyrje nga aktivistë partiakë. Shqetësime për intimidime nga aktivistë të partive”, tha koordinatori i OSBE-së z.Roberto Battelli duke shtuar se pati presion mbi votuesit që solli rënie të besimit publik.


“Marrëveshja e 8 majit mjaft e rëndësishme dhe kyçe me qëllim që të bëhej një proces zgjedhor. Jam paksa i zhgënjyer që klima e mosbesimit dhe presioni vazhdoi të vihej re edhe gjatë zgjedhjeve”, tha Batelli.


(m.k/BalkanWeb)

Etiketa: