SHKODËR

Zëvendësambasadori i OSBE në Shqipëri, Robert Wilton pranon se në vitin 2017 ka patur shit-blerje votash, por sipas tij, jo në atë masë sa të ndikohej rezultati i zgjedhjeve. Diplomati tha se në Shqipëri është 100%, baza për zgjedhje të lira e demokratike. Duke komentuar protestën e opozitës, ai tha se Rama nuk u shqetësua prej saj, sic ndodhi me protestën e studentëve.

“Unë e kam parë më shumë të shqetësuar dhe gati për dialog gjatë protestave të studentëve. Ka patur probleme me shitblerjen e votës: Po! A mund të ndryshonin këto rezultatin e zgjedhjeve: Jo! A është vetëm një subjekt me këto probleme: Jo! Votuesit kanë patur mundësi për të shprehur zgjedhjen e tyre, pasi e kanë vetë në dorë. Ndoshta për dikw 50 lekw janë mjaftueshëm, por nuk i blen vetëm një subjekt. Gjatë protestës së të shtunës opozita ishte vetë përgjegjëse. Unë kritikoj përgjegjësit. Ne kemi presion pasi kërkojmë stabilitet. Të ashtuquajturat skandalet në Shqipëri nuk janë unike. Janë të njëjtë me Europën Perëndimore, SHBA etj. Kur shoh diçka të keqe në Shqipëri mund të them që tre herw me të keqe e shoh në Angli. Dallimi është se retorika politike në Shqipëri ka arritur jashtë realiteti. Politikanët këtu i thonë njeri tjetrit gjwra që do i rrezikonin lirinë si vepër penale. Drejtësia dhe media nuk po ofron mbrojtje” -u shpreh Wilton

Diplomati Wilton e bëri këtë deklaratë gjatë një leksioni në hapjen e Akademisë së Lidershipit Rinor në qendrën rinore Arka nw Shkodwr. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi si edhe kryetarja e këshillit të qarkut Greta Bardeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb