SHBA

Tetorin e kaluar aktorja e njohur hollivudiane, Selma Blair rrëfeu përmes një postimi në “Instagram” se vuan nga skleroza e shumëfishtë.

“Kam probleme.Ndonjëherë rrëzohem, ndonjëherë më bien gjërat nga duart, humbas ekuilibrin, kujtesa më bën numra vazhdimisht”- shkruante në Instagramin e saj. Që atëherë aktorja nuk kishtë bërë më asnjë postim apo dalje publike.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ditën e djeshme aktorja 47-vjeçare u shfaq në tapetin e kuq në natën e ndarjes së çmimeve Oscar me bastun. Krenare dhe me një fustan madhështor të gjatë Selma sfiloi në festën e organizuar nga Vanity Fair.

Aktorja e njohur u diagnostikua në muajin gusht, por simptomat duket kanë nisur vite përpara: Ajo thjesht nuk i kishte kuptuar. Dhe me sa duket, as mjekët. Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje kronike e sistemit nervor qendror, të përbërë nga truri dhe palca e kurrizit.

Shumë mjekë besojnë se ajo është në thelb një sëmundje autoimunitare. E konsideruar e pashërueshme, skleroza e shumëfishtë shkakton probleme të shikimit, ekuilibrit dhe muskujve. Shkaqet e saj mbeten një mister për mjekësinë sot. Kërkimet tregojnë se femrat janë dy herë më të rrezikuara se meshkujt që të preken nga një problem i tillë, i cili diagnostikohet zakonisht tek personat e moshave 20 deri ne 30 vjeç.
(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb