SHBA

Surprizë në natën e çmimeve Oscar 2019. Filmi që triumfoi në këtë event, që u zhvillua në teatrin “Dolby” në Hollywood ishte “Green Book” ndërsa aktori më i mirë protagonist u shpall Rami Malek, me “Bohemian Rhapsody”.

Aktorja më e mirë rezultoi Olivia Colman, me rolin e saj në filmin “The Favourite”, aktori më i mirë në rolin mbështetës ishte sërish nga “Green Book”, Mahershala Ali, aktorja më e mirë mbështetëse Regina King, “If Beale Street Could Talk”; ndërsa “Roma” u shpall “filmi më i mirë në gjuhë të huaj”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Alfonso Cuarón, me filmin Roma, fitoi çmimin e “regjisorit më të mirë”. Gjatë ceremonisë, aktori Bradley Cooper dhe këngëtarja Lady Gaga dhanë një performancë të mahnitshme me këngën e tyre “ShalloW”, nga filmi “A Star Is Born”, këngë që fitoi çmimin “Kënga më e mirë origjinale”.

Ajo që binte në sy dhe që nuk mund të kalonte pa u vënë re nga mediat ishte gjerdani me diamant i këngëtares së njohur. Gjerdani i realizuar nga shtëpia e modës Tiffany, kap shifrën e 30 milionë dollarë. Sipas mediave të huaja ai ëshët aksesori më i shtrenjtë që parakaloi në tapetin e kuq në natën e madhe të çmimeve Oscar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb