HOLLYWOOD – Zhduket fustani spektakolar i aktores Lupita Nyong’o, që i mahniti të gjithë në tapetin e kuq, gjatë ceremonisë së çmimeve “Oscar”. Lajmi është zbuluar nga websiti TMZ, sipas të cilit, fustani i përbërë nga 6 mijë perla të bardha, me vlerë 150 mijë dollarë, është vjedhur në dhomën e hotelit, ku qëndronte aktorja Nyong’o. Mbrëmjen e së dielës, aktorja Lupita Nyong’o u “kurorëzua” si mbretëresha e re e elegancës në Hollywood.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb