TIRANË – Një pjesë e kryeqytetit do të ketë mungesë të energjisë elektrike gjatë paradites së sotme për shkak të një avarie në nënstacionin 35/6 kV Karbit.

OSHE ka njoftuar se si pasojë e avarisë, gjatë ditës së sotme do të ketë kufizime të energjisë elektrike të pjesshme në disa rrugë, si “Siri Kodra”, “5 Maji”, në rrugën “Bardhyl‘’ dhe atë të Dibrës”, tek ‘”4 Dëshmorët”, tek rruga “Agllai Taka” si dhe në Babrru.

Brigada e avarive po punon për eleminimin e defektit dhe rikthimin e energjisë.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb