TIRANË – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka deklaruar sot se asnjë konsumator nuk do t’i paguajë dy herë faturat e energjisë duke njoftuar të gjithë abonentët që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, por që në sistemin e pagesës figurojnë debitorë, të paraqesin pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit dokumentacionin e nevojshëm që provon këtë fakt: Librezën e vulosur dhe me firmë, mandat arkëtimin, kuponin tatimor.

OSHEE thekson se nuk do të aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike për rastin e mësipërm deri në verifikimin përfundimtar të ankesës. Nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi.

Asnjë abonenti nuk i është kërkuar dhe as nuk d t’i kërkohet që të paguajë dy herë për fatura që pretendon se janë të likujduara më parë, thekson kompania në deklaratën e saj.

Operatori po merr masa për zgjerimin e qendrave të Kujdesit ndaj Klientit, duke hapur rreth 28 pika të reja, me orare të zgjatura edhe në fundjavë, në shërbim të abonentëve.

(ar.sh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: