Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE bën me dije se ka përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj klientit, çka ka sjellë një reduktim të numrit të ankesave të depozituara në adresë të kompanisë.

Duke iu referuar të dhënave të fundit, në raport me një vit më parë, si 9-mujor, në vitin 2018 vërehet një trend pozitiv i uljes së numrit, konkretisht kemi 32.8% më pak ankesa. Për periudhën 9-mujore të 2018 numri i ankesave të depozituara pranë qendrave të Kujdesit ndaj Klientit apo në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Klientin (përmes protokollit), janë 31.699, ndërsa për të njëjtën periudhë, pra në 2017, u trajtuan 45.289 ankesa.

Një tregues i rritjes së performancës së shërbimit ndaj klientit është dhe zgjidhshmëria maksimale e ankesave të raportuara. Për 9-mujorin e vitit 2017, morën zgjidhje rreth 30437 nga 45.289 që ishin raportuar pranë OSHEE, ndërsa për 2018-n, kanë marrë zgjidhje rreth 32.786 ankesa, përfshi brenda saj dhe ankesat e akumuluara. Totali i ankesave në raport me numrin e faturave të gjerenuara përgjatë një viti nuk zë një peshë më shumë se 1%. Së fundmi, OSHEE ka nisur të operojë përmes sistemit të ri të “menaxhimit të klientëve” në disa rajone të vendit, dhe pritet të kompletohet në të gjitha degët brenda muajit nëntor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb