OSHEE përmes një deklarate për mediat ka njoftuar zonat e Tiranës ku do të ndërpritet energjia elektrike në ditët në vijim.


Në njoftimin e OSHEE thuhet se për shkak të punimeve që do të kryhen në datat 5-6 korrik, në disa kabina në kryeqytet, do të stakohet energjia elektrike në këto zona në kryeqytet.


Njoftimi:


Njoftim për abonentët Tiranë

Për shkak të punimeve që do të kryhen në datat 5-6 korrik, në disa kabina në kryeqytet, do të stakohet energjia elektrike në këto zona në Tiranë

5 korrik

09:00-15:00

rruga “Loni Ligori” pranë rrugës “Teodor Keko”, rruga “Muhamet Gjollesha”, rruga “Mihal Duri”

9:30 deri 15:00

rruga “Jeronim De Rada”, rruga “Jordan Misja”, rruga e Dibrës, rruga “Thanas Ziko”, rruga “Siri Kodra”, rruga “Mehmet Brocaj”, rruga “Mine Peza”

09:00-13:00

rruga “Kongresi i Manastirit”

13:00-14:00

rruga “Kadri Roshi”

14:00-15:00

rruga “Ibrahim Brahja”

6 korrik

09:00-15:00

Zona e Astirit

09:00-16:00

Rruga “Mati Logoreci”, rruga “Njazi Meka”,

09:00-11:00.

rruga “Gjon Kastrioti”, rruga “Riza Cuko”

01:00-04:00

rruga Bardhyl

(d.xh/Balkanweb)