TIRANE- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kallëzon në polici Ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë për dëmtim rrjeti. Mësohet se kallëzimi penal është depozituar nga përfaqësues të OSHEE-së në Komisariatin numër 4 në kryeqytet.

Sipas informacioneve të marra, denoncimi ndaj UKT-së, lidhet me dëmtimin e kabllos në kryqëzimin e rrugës “Njazi Meka”, me rrugën “Gaqo Tashko”, ku ujësjellësi ka kryer punime dhe ka dëmtuar infrastrukturën e energjisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: