TIRANË- Moti i keq me reshje bore dhe ngrica ka bërë që shumë rrugë të vendit të bllokohen dhe shumë zona të vuajnë mungesën e energjisë. Policia e Shtetit ka njoftuar në orën 19:30 se mjetet e tonazhit të rëndë nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Qafë Thanës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar nga ana e tij, ka dhënë informacion mbi gjendjen e rrugëve çdo 3-4 orë.

KALUESHMERIA E RRUGEVE NEPER QARQE NE OREN 19:30

Sipas Policisë së Shtetit, “vështirësi paraqitet në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë -Përrenjas, ku mund të kalojnë vetëm automjetet e vogla të pajisura me zinxhirë. Shërbimet e Policisë Rrugore në këtë aks rrugor kanë bllokuar kalimin e automjeteve të tonazhit të rëndë, për shkak të ngricës dhe erës së fortë, e cila hedh dëborën në trasenë e rrugës. Po ashtu kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë është bllokuar dhe nga pala Maqedonase dhe në Pikën e Kalimit Qafë Thanë nuk lejohet kalimi i tyre në të dy anët e kufirit për shkak të ngricave dhe dëborës.

Ndërkohë në akset e tjera kryesore nacionale si në Rrugën e Kombit, në aksin rrugor drejt Dibrës, si dhe në aksin Shkodër-Pukë për shkak të ngricave është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Shërbimet e Policisë së Shtetit, Policia Rrugore dhe mjetet borëpastruese janë të pranishme në këto akse në gadìshmeri të plotë për të monitoruar trafikun dhe për të ndihmuar në çdo rast drejtuesit e mjeteve në vështirësi.”

SITUATA E QARKULLIMIT NE OREN 15:00

TIRANE – Në akset Trau Dajt – Qafë Mollë – Bizë, Trau Dajt – Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj ka ngrica në rrugë dhe bëhet spërkatje me kripë. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

DURRES – Nuk ka probleme në akset e këtij qarku. Të bëhet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e këtij qarku.

ELBASAN – Aksi Librazhd – Steblevë është i bllokuar për momentin, por po punohet për hapjen e tij. Aksi Elbasan – Gjinar ka prani ngricash në rrugë. Në aksin Elbasan – Peqin – Rrogozhinë ka patur shembje masive në Derven, që janë pastruar. Rekomandohen zinxhirët dhe të evitohen parakalimet në vendin ku rruga ngushtohet.

BERAT – Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes për shkak të fluksit të dendur të makinave.

VLORE – Në Qafën e Llogorasë ka prani të ngricave në rrugë. Po vazhdon hedhja e kripës. Rekomandohet ecja e kujdesshme dhe ne disa zona edhe përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave në rrugë.

GJIROKASTER -Nuk ka probleme për qarkullimin, por duhet të bëhet kujdes sidomos në Qafe Muzine, sepse natën ka ngrica

KORÇE –Po vazhdon puna për hedhjen e kripës në ato akse ku ka prezencë të ngricave.
Në aksin Pogradec-Q.Thanë ka erë të fortë, që e sjell borën përsëri në rrugë. Vazhdon puna për pastrimin e rrugës dhe kriposjen e saj. Qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë në Pogradec -Q.Thane, në Zemblak-Dogana Goricë dhe në Zemblak-Liqenas, për shkak të ngricave në rrugë. Kalimi është i detyrueshëm me zinxhirë në aksin Boboshticë-Dardhë.

KUKES –Ka përmirësim të situatës në rrugë. Eshtë bërë pastrimi i tyre dhe janë spërkatur me kripë. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë.Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në disa segmente të Tropojës dhe Kukësit, megjithëse situata është përmirësuar.

DIBER – Vazhdon hedhja e kripës.Shumica e akseve qarkullohen pa zinxhirë. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në akset Ura e Cerenecit-Stebleve, Muhurr-Qafe Draj dhe në segmentin Sllohe-Kalaja e Dodës.

SHKODER –Ka temperatura të ulta. Në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripë. Qarkullimi në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

FIER – Nuk ka probleme për qarkullimin.Të bëhet kujdes në lëvizje, për shkak të fluksit të madh të makinave në superstradën Fier – Lushnje

LEZHE – Ka përmirësim të situatës. Pothuaj gjithë akset qarkullohen pa zinxhirë. Rruga e Kombit është e hapur dhe kalimi bëhet pa zinxhirë.

ORA 11:00
OSHEE informon se është rikthyer energjia elektrike në rrethin e Lushnjës. Bëhet fjalë për komunat Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj të cilat ishin pa energji prej disa orësh, për shkak të problemeve të shkaktuara nga moti i keq.

BLLOKOHEN NGA BORA FSHATRAT E MALESISE SE KRUJES

Ora 9:50- Bora ka bllokuar të gjithë fshatrat e Malësisë së Krujës dhe konkretisht janë bllokuar fshatrat Mafsheq, Shkrete, Shkjezë, Bovillë, Cudhi, Razë etj. Trashësia e dëborës në këto fshatra sipas drejtuesve te komunës ka arritur në 20 cm madje në fshatin Shkretë trashësia e saj ka arritur në 30 cm.

Asnjë rrugë e këtyre fshatrave nuk kalohet dhe fshatrat mbeten të izoluara. Po ashtu rruga Krujë-Qafshtamë mund të kalohet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave në rrugë. Banorët janë gjendur të papërgatitur pasi askush nuk e mendonte këtë rëndim të situatës.

Drejtuesit e komunës së Cudhinit deklarojnë se po bëjnë të pamundurën për normalizimin e situatës ndërsa shtojnë se për rrugën Krujë-Qafshtamë që i përket qarkut të Durrësit nuk është marrë asnjë masë.

Po ashtu duhet theksuar se fshatrat Mafsheq, Shkjezë, Nuaj dhe Shkretë janë pa energji elektrike prej 34 orësh për arsye të dëmtimit të linjave elektrike nga ngricat dhe erërat e forta.

Ora 8:00- Në rrethin Dibër, janë pa energji komunat Fushale, Arëz, Zall-Dardhë, Reç, Lurë, Sllovë dhe Kala e Dodës. Në rrethin e Korçës, janë pa energji komunat Moglicë, Gore, Lekas, Vithkuq dhe HEC-et Strelca, Verba e Vithkuq.

Në rrethin Lushnje, janë pa energji komunat Hysgjokaj, Ballagat, Zjan, Golem, Dushk, Kasharaj dhe Hajdaraj.

Në rrethin Shkodër, është pa energji komuna Dajç. OSHEE njofton se grupet e eliminimit të avarive janë në terren dhe po punohet për zgjidhjen e problemeve në kushtet e një moti të pafavorshëm.

 

Nga informacionet e dërguara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor mësohet se:

ELBASAN-  Aksi Librazhd–Steblevë është i bllokuar për momentin;

VLORË-  Në Qafën e Llogorasë ka prani të ngricave në rrugë. Po vazhdon hedhja e kripës. Rekomandohet ecja e kujdesshme dhe në disa zona edhe përdorimi i zinxhirëve për shkak të ngricave në rrugë.

GJIROKASTËR- Të bëhet kujdes sidomos në Qafë-Muzinë, sepse natën ka ngrica

KORÇË- Në Qafë Qarri, Qafë Plloçë dhe Qafë Thanë, ka  ngrica në rrugë. Po vazhdon puna për hedhjen e kripës. Qarkullimi duhet të kryhet me zinxhirë.

KUKËS- Ka prani të ngricave dhe temperatura të ulëta. Problematike është era që e hedh borën në rrugë. Qarkullimi rekomandohet te behet me zinxhirë.

DIBËR- Në akset e Dibrës ka ngrica në rrugë. Vazhdon hedhja e kripës. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në akset e Peshkopisë dhe Bulqizës.

SHKODËR- Ka temperatura shumë të ulëta. Në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe ka ngrica që po trajtohen me kripe. Qarkullimi në akset e Pukës dhe Malësisë së Madhe rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Rruga e Kombit është e hapur dhe kalimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë.

Në Malësi të Madhe, të gjitha rrugët janë me prani ngricash.

Në rrethin e Pukës, rrugët me ngrica, kalimi me zinxhirë.

QARKU KUKËS- Dëbora ka pushuar, temperaturat shkojnë në -8 dhe rrugët janë me ngrica.            

QARKU DIBËR- Dëbora ka pushuar por ka ngrica.

[embeddoc url=”https://www.balkanweb.com/site/wp-content/uploads/2014/12/DOkumenti-ARRSH.doc”]

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb