TIRANE

OSHEE paralajmëron ndërprerje të energjisë nesër në kryeqytet. Sipas njoftimit të publikuar nga OSHEE, ndërprerja e energjisë vjen pas ndërhyrjeve që do të bëhen në disa kabina. Ndërsa pa energji elektrike mësohet të mbeten rrugët “4 Dëshmorët”, “Riza Cerova”, “Sul Bega”, “Muharem Gura” dhe “Rruga Bardhyl”.

“Në vijim të kontratës së investimit për rikonstruksionin e kabinave që furnizohen nga fiderat e N/ST Traktora, jemi të detyruar të stakojmë energjinë elektrike pasi më 11 prill do të ndërhyet në 4 kabina, në orët e para të mëngjesit01:00-06:00

Stakimi prek pjesërisht zonat pranë rrugëve “4 Dëshmorët”, “Riza Cerova”, “Sul Bega”, “Muharem Gura” dhe “Rruga Bardhyl””-shkruan OSHEE

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb