KORCE

Përmes një njoftimi Operatori i shpërndarjes së Energjisë Elektrike bën me dije se mbrëmë rreth mesnatës doli jashtë pune transformatori i Nënstacionit Korçe, duke sjellë kufizime kryesisht në zonat rurale.

Mësohet se gjatë natës, ka dalë jashtë pune edhe një transformator tjetër, duke ulur kapacitetin e punës në Nënstacion. Kjo ka sjellë kufizime edhe në zona të tjera.

Brigadat e OSHEE, Tensioni i Lartë, ka ngarkuar dhe nisur drejt Korçës një transformator të ri, për ta venë në punë dhe stabilizuar situatën.

Qyteti Korçë furnizohet në mënyrë të alternuar, në kushtet kur Nënstacioni ka dy transformatorë jashtë pune.

“Procesi teknik i vendosjes së transformatorit të ri kërkon 48 orë, por jemi të angazhuar për ta likuiduar si proces brenda 24 orëve”-thuhet nga OSHEE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: