Edhe pse u përfol për një kalim te një nga skuadrat e mëdha të Europës, Victor Osimhen zgjodhi të transferohej në formë huazimi nga Napoli te turqit e Gallatasaray. Aventura në klubin e Stambollit po ecën ashtu si duhet, me 2 gola dhe 4 asiste në vetëm 303 minuta të luajtura mes Super Ligës dhe Europa League.
“Për mua është privilegj të vij te Galatasaray. Falenderoj edhe tifozët. Jam në një klub shumë të madh. Këtu ka sulmues të shkëlqyer. Unë jam gjithashtu një golashënues i mirë. Unë kurrë nuk e kam vënë veten përpara ekipit” – tha Osimhen në një intervistë.
(J.S/BalkanWeb)