Më 1 janar, Polonia ka marrë drejtimin e Këshillit të Presidencës së Bashkimit Evropian. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar këtë hap të rëndësishëm, duke theksuar se pret me padurim të bashkëpunojë me presidentin polak Andrzej Duda dhe kryeministrin Donald Tusk për të avancuar perspektivën evropiane të Kosovës.

“Është koha për t’i dhënë Kosovës statusin e kandidatit dhe për të hequr masat e padrejta të BE-së ndaj qytetarëve tanë,” ka shkruar ajo. Në mesazhin e saj, Presidentja ka falënderuar gjithashtu Hungarinë për përkushtimin e treguar gjatë mandatit të saj në krye të presidencës së Këshillit të BE-së.

Në fund të Presidencës së saj, Hungaria arriti të ndërmjetësojë në Këshillin Evropian një pajtueshmëri për hapjen e disa kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, dhe mbylljen e disa kapitujve në negociatat e Malit të Zi për anëtarësim në BE. Ndërkaq, Polonia mori kryesimin e radhës nga Hungaria, ndërsa pas gjashtë muajsh do t’ia dorëzojë këtë Danimarkës, e cila do të kryesojë me bllokun evropian në gjysmën e dytë të vitit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: