Lojtari më i mirë i ndeshjes, u shpall Tefik Osmani, që nuk i kërseu fjalët dhe batutat për mikrofonin e Supersport pas takimit.


Përgjigje për opinionin sportiv, paraqitja e sotme?


Normale, edhe ne kemi qenë në presion, pasi nëse humbasim një ndeshje, na sulen të gjithë. A thua, se ne nuk jemi ekipi i Shqipërisë. Mbas Kombëtaresh, jemi ne që kemi bërë krenar shqiptarët. Tek stadiumi i Vlorës, dy lojtarë mbahen mend, ndërsa Skënderbeun e duan të gjithë. Këtu sa dolëm në nxehjme, vetëm të shara në kor.


Nga humbja në Kupë, tek kjo ndeshje…

Ne jemi një familje, e dinim që do na vinte një dënim, por kur bëhet zyrtare, çdokush e përjeton keq. Kemi treguar që jemi ne, ekipi i Skënderbeut, janë nja 7-8 vende bosh, më pas vijnë këta të tjerët.

Nga Kukësi thonë që do luajnë në Champions…

Varet për kë Champions thonë ata, nuk luan vendi i dytë. Duhen pyetur ata të Kukësit. Nëse Kukësi në Champions, ne i bie të jemi direkt në grupe. Ne jemi të qetë, e kemi përjetuar keq këto dy ndeshje, por treguam se jemi Skënderbeu. Nuk na intereson çfarë flasin të tjerët.

Jeni një nga veteranët, a i sugjeroni ndonjëherë arbitrit ta ndërpresë ndeshjen për sharjet në kor?

Këto janë sharje normale. Mendoj që jo vetëm unë, por asnjë lojtar nuk flet me arbitrin ta ndërpresë ndeshjen.

Pas këtyre 2 paraqitjeve të dobëta, a u prekët në sedër?

Pa u justifikuar, por në çdo ndeshje nuk kemi qenë të plotë. Kur mungon kapiteni Shehi, duket sikur na mungon portieri, por na prishet mënyra e lojës. Mungesa e Lilajt. Është një bosht goxha i madh për ekipin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: