Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani ka deklaruar se lista e LDK-së do të jetë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në një lidhje direkte me “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Vjosa  Osmani ka folur për kandidatët që do të përbëjnë listën e LDK-së për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka thënë se kjo listë do të përmbajë njerëzit që janë të gatshëm të përballojnë sfidat për dekriminalizminin e shtetit. Kandidatja e LDK-së për kryeministre ka thënë se lista nuk do të përmbajë persona që kanë probleme me ligjin.

Ajo ka thënë se numri i grave në listën e LDK-së e tejkalon 30%, por sipas saj një numër i madh i grave i janë bashkuar ekipit të saj qeverisës.

“Do të jenë gra profesioniste që kanë arritur me meritë në profesionet e tyre ku janë. Këto gra do të jenë të përfshira në qeveri apo si këshillëdhënëse në qeveri”, tha Vjosa Osmani

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: