Ushqimet me kalcium dhe vitaminë D janë veçanërisht të mira për rritjen e densitetit të kockave. Këto janë lëndët ushqyese më të njohura kur mendojmë për kockat, por disa të tjerë gjithashtu luajnë një rol të rëndësishëm, përfshirë vitaminën C, kaliumin dhe magnezin.


Kjo është arsyeja pse çdo dietë e përshtatur drejt parandalimit të humbjes së kockave duhet të jetë e balancuar mirë dhe të përmbajë shumë fruta dhe perime të freskëta, si dhe burime proteinash.


Disa ushqime janë më të mira se të tjerët në këtë drejtim, kështu që po iu paraqesim 6 super ushqimet për parandalimin dhe menaxhimin e osteoporozës. Ato janë; sallata jeshile, patate, limon, peshk, bajame, melasë.


Është e rëndësishme që ta merrni këtë sëmundje seriozisht, sepse ndërsa simptomat e saj janë pa dhimbje, rezultati është një rrezik shumë më i lartë i thyerjeve që marrin një kohë vërtet të gjatë për tu shëruar dhe mund t’ju lënë të pambrojtur ndaj infeksioneve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb