Ndonëse të gjithë thonë “konsumoni sa më shumë lëngje”, mjekët kanë nxjerr një tjetër tezë, ndërsa paralajmërojnë që pirja e një sasie të madhe të ujit është e dëmshme.

Kanë qenë pikërisht ekspertë të King’s College Hospital në jug të Londrës që kanë nxjerr këtë përfundim, bazuar edhe tek rasti i një pacienteje 59-vjeçare. Mësohet se gruaja, e cila vuante nga ‘overdoza e ujit’ kishte shfaqur simptoma të një infeksioni në traktin urinar.

“Daily Mail” shkruan se më herët pacientes i kishte rekomanduar një mjek që të konsumonte ujë çdo 30 minuta, gjë që më pas asaj i solli komplikacione. Pasi iu nënshtruar disa analizave, doktorët vunë re se gruaja vuante nga niveli i ulët i kripës në gjak.

Simptomat e këtyre problemeve që shkakton ‘overdoza nga uji’ janë; të përzierat, të vjellat, dhimbje koke, ndërsa në rastet më të rënda truri mund të bymehet gjë që çon në konfuzion, koma apo dhe akoma më keq, në vdekjen e personit. Një normë vdekje gati 30 për qind raportohet tek pacientët që kanë nivelin e ulët të kripërave në gjak.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: