Man.United ka zyrtarizuar rinovimin e kontratën me Anthony Martial, zgjatje e kontratës deri në vitin 2024 me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Francezi kërkohej nga disa klube të ndryshe europiane, përfshi këtu Juventus, Inter e Milan. Me këtë lëvizje United nxjerr përfundimisht nga merkato Martial: Me këtë klub do të fitojë të gjithë trofetë e mundshëm, jam i sigurt se trofeu i radhës nuk është larg, u shpreh Martial për faqen zyrtare të klubit.

Manchester United V Ipswich Town Capital One Cup Third Round
Manchester United V Ipswich Town Capital One Cup Third Round

Ditë zyrtarizimesh edhe tek Arsenal teksa kanë bërë publik arritjen e marrëveshjes me Barcelonën për Denis Saurez. Mesfushori spanjoll i bashkohet “topçinjve” në formë huazimi deri në fund të sezonit.

Suarez
Suarez

Arsenal është i detyruar ti paguaj shumën që Saurez përfiton aktualisht tek Barça, ndërsa në fund të sezonit palët mund të diskutojnë për një shitje përfundimtare. Në këtë tratative, katalunjasit kanë fjalën të parët pasi Suarez është nën kontratë deri në vitin 2021.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb