Fillimisht ishin arabët, të dytën rusët e Gazprom të mikut Putin, tani janë kinezët. Të gjithë këto janë klient të mirë për një Milan në vështirësi, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe atë ekonomik. Tashmë është bërë rutin, edhe këtë vit ka të dhëna se Silivio Berlusconi është në kërkim të aksionerve, po është vetë numri 1 i klubit që mohon një shitje të Milan-it:


“Jam i shqetësuar. Nuk shkojmë as këtë vit në Champions League, që do të thotë 60-70 milion euro më pak. Tashmë u bë vite që humbas para me Milan-in, por zërat që flasin për një shitje të klubit janë thjeshtë hipoteza, nuk do e shes Milan-in”, theksoi Berlusconi.


(e.shkambi/balkanWeb)