KORCE

Në Sheqeras, fshati ku temperaturat në dimër arrijnë deri në minus 18 gradë celsius, jeton edhe familja Kollçinaku.


10 vite me parë një pakujdesi me bombolën e gazit, ua  beri banesën  shkrumb e hi. Vitet e fundit ata kanë gjetur strehë në këtë pikë furnizimi me karburant.

Pa energji elektrike dhe pa ujë prej 5 vitesh, me nënë dhe vëllanë të sëmurë mendërisht, jeta e Spartakut është kthyer ne ferr.


“Qëkur kemi hyrë këtu, as drita as ujë nuk kemi. Tani më janë lidhur këmbët dhe duart kujdesem për të sëmurët, jam në këtë pikë sot”


Të mbledhur rreth një sobe qe me shume nxjerr tym sesa ngroh me dru të dhuruar nga kisha engjëllore shtyjnë ditët të pashprese se do shohin një ditë të bardhë…

Djali i madh familjes ka mbetur i paralizuar qysh 8 vjeç. E ëma dhe ai vuajnë nga problemet mendore. KEMP-i  tyre është gjithçka qe ka kjo familje.

 

Familja E Varfer Ne Sheqeras
Familja E Varfer Ne Sheqeras

“Nuk e përballojmë dot jetesën me KEMP, nuk na del as për ilaçe, tani në dimër këtu nuk ka punë. Gjatë beharit edhe fitoj 4 mijë lekë të vjetra këtu afër”

Spartaku dhe nusja e tij rrëfejnë vuajtjet e përditshme te varfërisë por edhe indiferencën e fqinjëve për t’iu ofruar pak ujë të pijshëm

“Katastrofë po e quaj, edhe kur shkoj tek fqinjët nuk më japin gjithmonë ujë, këtë avaz ke ti më thonë, por unë nuk kam ku të shkoj” thotë nusja e shtëpisë, Marinela.

Çifti nuk ka fëmijë. Bashkëshortja e Spartakut refuzon te sjelle ne ketë bote një foshnje. Ajo e sheh të padrejtë qe një fëmije te përjetoje ketë mjerim.

“Qëkur jam martuar këtu kam ardhur në këtë pikë karburanti, ka qenë shumë, shumë e vështirë gjithmonë. Unë nuk kam krijuar një familje. Kjo është arsyeja qe skam krijuar familje, nuk mund te bej një foshnje ne këtë gjendje qe jemi. Me dy të sëmurë dhe me një foshnje nuk di ca të bësh më përpara”

Nëna 55 vjeçare duket sikur po jeton moshën e tretë. Hallet dhe sëmundja e kanë plakur para kohe. Ajo thotë pak fjale, emrin dhe moshën e saj, përsërit vazhdimisht se do një shtëpi dhe se ka ftohtë.

Me e keqja nuk u ka ndodhur akoma. Pronari i pikës se karburantit u ka thëne se duhet ta lenë edhe këtë strehë me sytë nga qielli dhe te dorëzuar kërkojnë veç ndihme e pak shprese se mund te jetojnë edhe ata me dinjitet njerëzor.

“Do vijë pronari të më nxjerrë, i bëj thirrje kujtdo personi që ka zemër të na ndihmojë edhe ne si familje të ndryshojmë pak jetën tonë” shprehet i pikëlluar Spartaku.

Familjen Kollçinaku mund ta kontaktoni për ta ndihmuar në këtë numër telefoni: 069 9381658
(BalkanWeb)

Etiketa: