Në një postim në facebook akademiku Artan Fuga ka çuditur me shprehjen e tij, ndërsa shkruan se “Pa drogën nuk do ta luftonim dot drogën!” në vijim të analizës së tij, Fuga thekson se shqiptarët e dinë që pa qarkullimin e drogës shteti nuk do të kishte lekë as për të paguar policët që luftojnë kundër ekonomisë së drogës, ndërsa sqaron se përmes këtij postimi nuk kërkon të justifikojë ekonominë kriminale.


Nga Artan Fuga


Unë, në shpjegimin e dukurive shoqerore në Shqipëri jam partizan i funksionalizimit të Robert K. Merton.
Aty te librat e tij e kam kokën!
Pra me pak fjalë në këtë pozicion për të cilin paguhem si rrogtar i shtetit nuk më duhet fare nëse një ngjarje apo dukuri është e mirë apo e keqe, por vetëm përse ndodh dhe çfarë funksioni kryen.
Pastaj të qaj përsipër e të uluras di edhe unë, por nuk është puna ime!
E dinë shqiptarët që pa qarkullimin e drogës shteti nuk do të kishte lekë as për të paguar policët që luftojnë kundër ekonomisë së drogës!!!
Ju duket paradoks?
Nëse nuk ju duket dhe dini si ta shpjegoni, më thoni që të mos e botoj kot në vjeshtë te shtëpia botuese PAPIRUS librin tim :
Origjinat e pasurisë, pronës, pushtetit
(në Shqipërinë post-totalitare)
Pa drogën nuk do të kishim lekë të paguanim as policët që luftojnë kundër ekonomisë kriminale të bimëve narkotike!
Të tjerat janë llogje, jo e lagu jo nuk e lagu!
Mos kujtojë njeri që unë justifikoj ekonominë kriminale, atë mortje, por faktet duhen thënë!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb