Një tjetër plagosje ka ndodhur në Korçë, pa kaluar 24 orë nga një ngjarje e ngjashme.
Këtë herë, në spital është paraqitur një 29-vjeçar që dyshohet se është plagosur me thikë nga dy persona të paidentifikuar. Policia po heton rastin.
I plagosuri është sulmuar pranë liceut, në lagjen 2 të qytetit. Sipas deklaratës paraprake, 29-vjeçari ka thënë se personat kanë qenë me kapuç në kokë dhe nuk ka mundur t’i identifikojë dot.
I plagosuri ndodhet ne repartin e reaminacionit ne spitalin e Korcës me dëmtime nga thika në bark edhe në krahë. Në deklarimin e parë ka qenë i vetëdijshëm në momentet që ka mbërritur në spital, ndërsa sipas informacioneve grupi hetimor po bën mbledhjen e kamerave të sigurisë në zonë pasi ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 2 tek Liceu në Korcë, një zonë kjo e frekuentuar tepër në orarin kur ka ndodhur ngjarja.
“Korçë/Informacion paraprak
Rreth orës 17:10, shtetasi K.R., 29 vjeç, ka shkuar në spital për ndihmë mjekësore, dyshohet i dëmtuar me mjet prerës, thikë nga dy shtetas ende të paidetifikuar.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.
(Balkanweb)