Specialisti i futbollit, Redi Jupi, analizoi kombëtaren shqiptare në prag të duelit ndaj Andorrës. Në deklaratën e tij, Jupi ndër të tjera u shpreh se kuqezinjtë sot duhet të bëjnë Anglinë.

“Sot është një ndeshje e rëndësishme, vijmë pas një humbje që na ka djegur pak si shumë. Kishim pritshmëri për lojën. Duam të rikthehet atmosfera e mirë. Ndaj Anglisë patëm kujdes më shumë seç duhet. Goli i dytë e zbehu performancën tonë. Mund të bënim disa më tepër. 7 ndeshje mbetën, përveç pikëve, kemi mision për të rikthyer atmosferën.

Duhet të rikthejmë energjinë pozitive, për të bërë diçka të mirë. Pa mbështetjen e publikut e kemi të vështirë të shkojmë në përfundim të rrugëtimit. Ndryshimet në formacion ishin të domosdoshme, për t’i dhënë një rritëm tjetër lojës. Ne do bëjmë Anglinë sot dhe Andorra do të bëjë Shqipërinë. Broja është lojtari më cilësor që ne kemi. ”, u shpreh Redi Jupi për “Supersport”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb