Indeksimi i pensioneve me 4. 1 %  duke filluar nga 1 Tetori, është tallje e radhës e qeverisë.

Gazetarja Marsela Topi raporton për Balkanweb se kështu janë shprehur njëzëri për mikrofonin e Neës 24 , pensionistët fierakë të cilët e konsiderojnë një rritje fare minimale që nuk i ndihmon aspak ekonomikisht. Në kulmin e indinjatës ata pohojnë se kjo kategori që duhet parë me mjaft prioritet është lënë në mëshirë të fatit “. Tete kafe në muaj, mund të sigurojmë  me këtë shtesë “ , thotë një pensionist , teksa thekson se nëse qeveria nuk i rrit pensionet me 20% , as votën nuk do të marrë më , ndërsa një tjetër pohon se nëse nuk do të kishin ndihmën e fémijëve, do të kishin vdekur tashmë”

Teksa e cilësojnë lëvizje elektorale këtë shtesë të papërfillshme, pensionistët fierakë thonë se këtë herë do ta mendojnë mirë votën në zgjedhje pasi deri më sot i kanë keqpërdorur duke i quajtur “elektorat i sigurt”.

Këtë indeksim është turp ta zësh në gojë thonë pensionistët fierakë , ndërsa rritjen e pagës së politikanëve e shohin të padrejtë.” Ne jemi brezi që ndërtuam vendin kanë pohuar ata, por sot jemi të braktisur në mëshirë të fatit, ndërsa vendi është në dorën e bandave.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: