FUSHE-KRUJE/ Pas sulmit me eksploziv që ndodhi sot në banesën e gjyshit të Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë në mbrojtje nga policia. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se blutë e Krujës ndodhen në banesën e Ramazan Muçës, gjyshit nga mami i Xhisiela Malokut, e cila jeton aty bashkë me nënën dhe motrën.

Mësohet se policia ka marrë plan masash për sigurinë e vajzës dhe familjes së saj, pasi prej disa ditësh është në qendër të vëmendjes së kronikës dhe politikës. Ndërkohë, vet Xhisiela në një prononcim për mediat, tha se gjithçka është bërë nga PD dhe opozita dhe se ajo nuk është e kërcënuar nga fisi Rraja.

NGJARJA
Një sasi eksplozivi u hodh përgjatë natës në oborrin e përbashkët të banesave të Besim Muçës dhe Ramazan Muçës, i cili është gjyshi nga nëna i 25-vjeçares Xhisiela Maloku.
Bëhet fjalë për një sasi eksplozivi rreth 100 gram. Policia shoqëroi pas ngjarjes 9 persona që po merren në pyetje.
Shpërthimi vjen pak ditë pas publikimit të skandalit, ku Xhisiela Maloku u dhunua nga djali i deputetit të PS Rrahman Rraja që ka mohuar akuzat. Gjithashtu dhe vetë vajza mohoi se është dhunuar por se e kishte denoncuar ish-të dashurin Rexhep Rraja për xhelozi pavarësisht ekspertizës së mjekëve dhe psikologut. Aktualisht Rexhep Rraja ndodhet në burg.

Vijon…

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb