Rikardi, nuk kam asnjë peng! Me një prej portreteve të tij më të hershme, vijnë në një libër një tufë intervistash të Rikard Ljarjes, regjisor, aktor, shkrimtar e piktor. Bisedat me gazetarët zbulojnë botën që jetoi dhe botën që la pas, pa pengje, siç thoshte në një prej intervistave. Me rastin e datëlindjes dhe 2 vjetorit të ndarjes nga jeta, e shoqja, aktorja Marjeta Ljarja, mblodhi miqtë më të ngushtë të tij, në kafenenë e preferuar të tij, për ta kujtuar sipas mënyrës së tij.

Si rrallëherë, i pranishëm ishte edhe Dhimitër Anagnosti, Robert Ndrenika, apo Tinka Kurti. Aktorë e regjisorë që ndanë jetën me të dhe vite të gjata unë, e kujtuan. Dikush me praninë e vet, dikush duke lexuar shkrimin e tij e dikush me episode së bashku.

Regjisori Milkani kujtoi një xhiro te veçantë, kur në qytet ishte hapur fjala se Lajrja kishte vdekur.

Rrethi i kujtesës, Radiostacioni, në pyjet me borë ka jetë, kur zbardh një ditë, dueli i heshtur, komisari i dritës, janë vetëm pak prej krijimtarisë. Ai u shua në moshën 77-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike. Filmat e tij si aktor e regjisor, vijnë përmes fotografive në libër, krah imazheve me familjen, si trashëgimia tjetër e tij.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb