Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se pa mbështetjen e Partisë Socialiste dhe vetë atij nuk mund të ketë SPAK, nuk mund të ishte krijuar por as nuk mund të jetë edhe në të ardhmen.

Ai shtoi se në rast se në pushtet do të vinte Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha, Prokuroria e Posaçme do të shkrihet.

“Nëse nuk e mbron Edi Rama në betejën e tij bashkë me PS, harrojeni të keni SPAK, sepse bufi i kënetës e thotë në mënyrë deklarative, më jepni votën të shkrij SPAK-un”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb