Veza bën pjesë në listën e 10 super-ushqimeve dhe kur është e një cilësie të lartë ajo patjetër duhet të konsumohet nga të gjithë. Kushtet për të qenë çdo ditë në tryezën tuaj i përmbush plotësisht veza Beata.

Të gjithë konsumatorët që duan të konsumojnë vezë të freskëta dhe cilësore duhet të zgjedhin këto vezë si një nga produktet kryesore ushqimore të shportës së përditshme për ta përdorur në të gjitha format e mundshme. Vezët Beata përmbajnë sasi të madhe substancash ushqyese themelore për shëndetin e çdo njeriu.

Vezët Beata i marrin më të mirat këtij vendi, pasi janë produkt i pulave të shëndetshme, të rritura në ajrin e pastër të fushës me sherebelë dhe ujit të freskët që buron nga Bjeshkët në Malësinë e Koplikut.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ato nuk kanë rritës artificialë, por janë të pasura me omega 3, zink, hekur, selen, vitamina dhe proteina. Çdo produkt Beata analizohet në laboratorin Noval, Laboratori i vetëm i akredituar në Shqipëri me standardet më të larta europiane. Deri më sot asnjë vezë Beata nuk ka paraqitur problem për sigurinë ushqimore të konsumatorit.

Ndërkohë që prej më shumë se 12 vitesh, janë bërë investime të vazhdueshme për të përmirësuar prezencën e produktit në tregjet aktuale në Shqipëri. Një ndër sfidat ka qenë edhe hyrja e në tregjet e Bashkimit Europian. Lajmi i mirë është se shumë shpejt veza Beata do të eksportohet në vendet e Bashkimit Europian pasi është pajisur me certifikatën e cilësisë dhe eksportit. Ndaj veza Beata nuk duhet të mungojë asnjëherë në shportën tuaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: