Skënderbeu do të jetë pjesë e Kategorisë së Parë në sezonin e ardhshëm. Korçarët u mposhtën në shtëpi nga Bylisi, që fitoi 1 me 2 në javën e fundit të Superiores.
Skuadra e Ernest Gjokës zhgënjeu në finale ku bënte punë vetëm fitorja. Trajneri i bardhekuqve vendosi të largohet menjëherë nga stadiumi, siç u raportua në RTSH për mungesën e tij në intervistën pas ndeshjes.
Gjoka u afrua te korçarët pas largimit të Gvozdenoviç. Në fund të këtij sezoni, Skënderbeu shoqëron Laçin dhe bashkë do të përballen në të Parën.
Verdiktet e tjera të Superiores panë Bylisin që të siguronte mbijetesën. Në anën tjetër, Tirana do të luajë finalen e “play-out”.
