NGA ZONJA VJOLLCA

500 gr plenc
5 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle gjalpë
2 lugë gjelle miell
5 thelpinj hudhër
50 ml uthull vere të kuqe
2 gjethe dafine
Kripë
Piper i zi
Piper i kuq

Fillimisht vendosim plëncin të ziejë ne uje pa kripe. Më pas e presim në copëza mesatare. E shtojmë përsëri plëncin në tenxhere, e rregullojmë me kripë dhe e lëmë ne zjarr mesatar. Ndërkohë në një tigan me vaj ulliri dhe gjalpë kaurdisim dy lugë gjelle miell. Sapo mielli të fillojë të skuqet shtojmë hudhrat e shtypura të trazuara me uthullën dhe piper te zi dhe të kuq. E trazojmë miellin me hudhrën duke shtuar pak ujë të ftohtë që mielli të mos bëhet me kokrriza. E shtojmë masën e përgatitur në tenxheren ku kemi zierë plëncin, e trazojmë mirë dhe e servirim të nxehtë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: