Mjeku pneumolog Arjan Mezini ka thënë live në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 se tashmë Sanatoriumi është zhvendosur në Elbasan në Spitalin Rajonal, tek një nga klinikat e saj.

Po ashtu ai qartëson se Sanatoriumi është boshatisur tashmë dhe po organizohet për të pritur javën e ardhshme rastet e para. Mezini thotë se rastet e para me koronavirusin në Sanatorium do të vijnë vetëm kur të plotësohen kapacitetet e Spitalit Infektiv teksa disponon 190 shtretër në dy klinika.

”Po Sanatoriumi është zbrazur, pacientët tani do orientohen drejt spitalit Rajonal të Elbasanit ku është krijuar një nga klinikat, një nga shefat do mbajë një grup mjekësh pneumologë.

190 shtretër në Sanatorium.  Në dijeninë time, një pjesë infermierë numri i mjekëve të prekur është 4-5, përqindja më e madhe e tyre e ka kaluar në rast asimptomatik, pra kollë të lehtë, temperatyrë apo dhimbje muskujsh.”- tha Arjan Mezini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb