TIRANË

Ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për investime në shëndetësi. Spahia e cilëson ‘pacipësi olimpike’ dhe thotë se shëndetësia ka mungesa bazike pasi paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë për PPP-të.

“HAJN DHE I PACIPE
Pacipësi olimpike e një kryeministri që thotë se është investuar 38 milionë euro për koncesione, por nuk shpjegon se si prej disa ditësh tek Okulistika nuk punohet se nuk ka sutura (penj për qepje), sutura që për hir të së vërtetës ka 5 vite që mjekët i blejnë vetë nga xhepi i tyre! Kaq mungesa bazike ka shëndetësia pasi paratë e taksave të shqiptarëve shkojnë për PPP-të për punë që nuk bëhen! E paturpësisht kllouni-kryeministër thotë se qytetarët i marrin shërbimet falas se koston e ka shteti!!!! Nga i merr lekët ky shteti që paguaka për qytetarët? Si mund të lëshosh një broçkull të tillë pa u skuqur e pa t’u dridhur qerpiku! Vetëm një psikopat i babëzitur mund të zhysë në borxhe edhe brezat e ardhshëm me koncesione korruptive që si rezultat kanë edhe mungesa të mjeteve e pajisjeve më bazike në shëndetësi”, shkruan Spahia.

Spahia Fb
Spahia Fb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb